Gjimshiti fiton derbin me Ramadanin

9 months ago 31
19:50 30/12/2023

Empoli lë në stol shqiptarët, toskanët barazojnë me Kaljarin

Kjo e shtunë mund të konsiderohet edhe si ajo e futbollistëve shqiptarë në Serie A italiane. Dy prej tyre luajtën si titullarë në takimet e zhvilluara pasditen e sotme, duke treguar nivel të lartë në fushën e lojës.

Atalanta e Berat Gjimshitit ia doli për të fituar 1-0 ndaj Leçes së Ylber Ramadanit. Dyshja kuqezi qëndroi në fushë për 90 minuta, ku zhvilluan një lojë mbi mesataren. Gjimshiti ishte ndër lojtarët më të vlerësuar në radhët e Atalantës, për të merituar notën 7.9.

Ndërkaq, Ramadani në mesin e fushës tregoi karakter dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Ekspertët e vlerësuan paraqitjen e mesfushorit me notën 6.6. Për të dytin takim radhazi, shqiptarët mungojnë te Empoli.

Berisha, Ismajli dhe Shpendi ndoqën nga stoli barazimin pa gola në transfertën e Kaljarit. Një pikë që e mban skuadrën toskane në zonën e rënies nga kategoria.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article