Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp foli mes të tjerash edhe në lidhje me hetimin e “21Janarit” nga SPAK.
Ai e quajti SPAK një organizatë kriminale, ndërsa fajin për gjithçka ndodhi në bulevard ia hodhi ish ministrit Lulzim Basha.
Meta u shpreh se po bëhet gjithçka që të bëhet presion për opozitën dhe kreun e PD, nga drejtësia me regji të kryeministrit Edi Rama.
“SPAK organizatë kriminale që drejtohet nga Dum Dumani. Pas dështimit ku përfaqësues të opozitës e disketituan dhe ku ai botërisht deklaroi se krimi i inceneratorëve ishte intelektual e nuk ishte i lehtë të hetohej, kur gjithë shqiptarët e dinë që është grabitje pa maska në sytë e të gjithë botës…
Drejtësia me regji hap 21 Janarin dhe gjen ditën sot për të ndaluar diskretitimin e Dum Dumanit seancën e kaluar në Kuvend.
SPAK kërkon të mbajë në presion liderin e PD dhe opozitën e vërtetë ndaj regjimit të narko-trafikantit Rama, sepse është e qartë që nëse ka përgjegjësi në 21 Janar, është e Lulzim Bashës, i cili është paralajmëruar për gjakderdhjen që pritej nga banditët e Ramës. E ka pasur të shkruar skenarin dhe nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin e vrasjeve të shëmtuara që ndodhën në bulevard.”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb