Himara zgjedh kryetarin e ri, Balliu: 25 përqind e himariotëve s’u lejuan të votojnë. U cënua rëndë procesi zgjedhor

3 months ago 13

Koordinatori i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu, në një lidhje live në News 24 foli për zgjedhjet në Himarë.

Balliu tha se 25 përqind e qytetarëve në Himarë nuk janë lejuar që të votojnë. Sipas tij, është cenuar rëndë procesi zgjedhor.

Koordinatori i PD për Tiranën, Klevis Balliu: 25 përqind e qytetarëve të Himarës nuk u lejuan të votojnë. Shqipëria nuk bën dot zgjedhje, pasi kryeministri ka urrejtje për demokracinë. Me Ramën, nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Shqipëria mbajti zgjedhje më jodemokratike se në Venezuelë. Është denoncuar se vota ka shkuar deri në 500 euro. Procesi zgjedhor u cënua rëndë. Procesi zgjedhor u cënua rëndë.

Edhe vendimi që u mor që zgjedhjet të mbahen më 4 gusht ishte që shumë qytetarë në Himarë të mos votojnë. Edi Rama kërkon të bëjë investitorë strategjikë njerëzit e tij, por edhe për t’u bërë i tillë vetë. Opozita do të bëjë gjithçka që Shqipëria të shkojë drejt një qeverie teknike, që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Rama po ndërton një shtet, që po konsolidohet si diktaturë. Ka dokumentim (fotografi) për presion ndaj votuesve në Himarë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article