TIRANË
Kanë vijuar akuzat e deputetëve të PD-së ndaj përfaqësuesve të maxhorancës në seancën e sotme plenare.
Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi tha se puna e opozitës është kontrolli mbi maxhorancën, por se nuk po lejohen. Ai solli si kujtesë raportin e Komisionit Europian, teksa theksoi se maxhoranca është ajo që është një pozicion jashtë loje.
“Ishte gjykata madje dëgjova që keni në plan dhe të ankoheni, pra qëndroni te paligjshmëria. Kjo sallë këtu qeveriset nga rregullat që prodhojnë mundësin që ne të bëjmë punën tonë. Puna jonë është opozita, që tju kontrollojmë ju. Ministri i Brendshëm guxon dhe i turret me atë ton opozitës. KE vetëm pak ditë më parë ju thotë që parlamenti mund të ushtrojë funksionet e tij në mënyrë të kënaqshme, por megjithatë kontrolli i tij mbi ekzekutivin ishte i kufizuar. Ndërkohë miratimi i rregullores ishte kampi i përqendrimit, si të suprimoni fjalën e opoztës, kontrollin e opozitës.
Nuk ka guxuar deri vonë që policia të hyjë në kampet universitare në Greqi epse quheshin tempull demokracie, ju e sollën në Kuvend.
Ata që janë offside jeni ju duke shkelur të drejtat e opozitës që është në parlament për të kontrolluar si i harxhoni paratë e shqiptarëve”, tha Bylykbashi.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb