Një efektiv zjarrfikës për shkak të nevojës për oksigjen dërgohet në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton se efektivi zjarrfikës u transportuar nga një ambulancën e shërbimit kombëtar të urgjencës ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:20, në lagjen “Daniel Matlia”, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese që shërben si magazinë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb