“I infiltruari në protestën e Bashkisë Tiranë i dënuar për vrasje”, reagon policia: Lajm i pavërtetë, publikimi ishte dashakeq

6 months ago 9

Pas publikimit në disa portale se një i infilturuar në polici, gjatë protestës në Bashkinë e Tiranës, më parë ishte dënuar me 12 vite burg për vrasje në Itali, ka reaguar Policia e Shtetit.

Sipas reagimit të policisë, lajmi i publikuar në media është i pavërtetë, pasi efektivi E.Z është i datëlindjes 2000. Sipas Policisë, kur ka ndodhur ngjarja, për të cilën flitet në portale, efektivi ka qenë vetëm 8 vjeç.

Reagim i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa portale për një punonjës Policie, sqarojmë opinionin publik se pas verifikimeve të kryera, lajmi i publikuar është i pavërtetë.

Shtetasi E. F. Z., i datëlindjes  07.11.2000, është bërë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit në janar të vitit 2022, pasi ka mbaruar kursin për Patrullë të Përgjithshme, në Kolegjin e Policisë, pranë Akademisë së Sigurisë.

Shkrimi i publikuar në mediat italiane i referohet ngjarjes së ndodhur në vitin 2008, dhe në atë kohë punonjësi i Policisë, shtetasi E. F. Z., ka qenë 8 vjeç.

Publikime të tilla dashakeqe dhe të pavërteta, cenojnë imazhin e punonjësit të Policisë dhe të Organizatës së Policisë.

Drejtoria për Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat

Ervin Zela2Ervin Zela2

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article