DVP Elbasan/Përfitoi shuma parash duke mashtruar pronarët e 2 subjekteve tregtare dhe përdori një shtetas të mitur për të marrë paratë, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, kanë goditur një rast të mashtrimit për të përfituar para.
Për këtë rast, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gramsh, u kap dhe u ndalua me iniciativë shtetasi G. S., 21 vjeç, banues në Gramsh.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 21-vjeçari ka përfituar shuma parash duke mashtruar nëpërmjet celularit, pronarët e 2 subjekteve tregtare, në qytetin e Gramshit, dhe ka përdorur një shtetas të mitur, për të marrë paratë e përfituara me anë të mashtrimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shtytja e të miturit në krim”.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb