Një 64-vjeçar nga Maliqi është vënë në prangat e policisë për zjarrvënie të qëllimshme në një tokë bujqësore në fshatin Sheqeras, pasi rrezikoi edhe një biznes aty afër.
64-vjeçari i ka vënë zjarrin një toke të mbjellë me drufrutorë duke djegur disa prej tyre. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses që ka bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve. Ndaj tij rëndon akuza e shkatërrimit të pronës me zjarr.
Policia iu bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në një kohë kur situata me zjarret në vend është alarmante.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb