Duke komentuar materialin e transmetuar nga emisioni investigativ më i rëndësishëm italian, “Report”, Aleksandër Çipa, drejtor i News 24 i ftuar në “Open”, tha se dy detaje që duhen sqaruar.
Pjesë nga biseda:
Çipa: Një detaj është implikimi i sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, edhe pse reagimi i tij ka qenë i shpejtë. E dyta, është e vërtetë që ka studio avokatie në Romë. Ama në periudhën kur ka marrë detyrën si sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë së Shqipërisë, a ka relacione.
Gjata: Si ka mundësi që ata që kishte mbrojtur me nga 20 vjet atje, ekstradoheshin në Shqipëri ose bënin shumë pak burg ose liroheshin.
Çipa: Me hamendësime po, po kjo nuk është gazetaria.
Gjata: Gazetaria nuk është SPAK.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb