Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, përmes një reagimi në Facebook, ka komentuar investigimin e Rai3 për Shqipërinë.
Ai e cilësoi reportazhin e medias italiane si “një gërvishtje e vogël në llumin e korrupsionit”.
Alizoti u shpreh se investigimi i emisionit ‘Report’ denoncoi Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçin dhe zbuloi sesi blihen përfaqësuesit e huaj, për ta nxjerrë Shqipërinë siç e do tavolina e ryshfetit.
Reagimi i plotë:
Do të duhej vetëm një gërvishtje e vogël e llumit të korrupsionit që udhëheq në vetë të parë, që artisti, intelektuali, publicisti, politikani, Edi Rama të rizhvishej edhe njëherë lakuriq dhe të rikthehej si përfaqësuesi më elitar i sojit të vet vulgar. Në përgjigjen e tij mediatike për reportazhin e dokumentuar të RAI 3, kryeministri nuk ndalon së përdoruri epitete skandaloze për mediat.
Emisionin “Report“ të RAI 3 e quan “shpifje skandaloze“, gazetarin italian e etiketon si “të paturp epik“, median shqiptare që raportoi lajmin “kanal ujërash të zeza“. Por deliri i Ramës vijon më tej, kur emisionin investigativ të RAI 3 e quan si “një episod të turpshëm baltosjeje të Shqipërisë”.
Pra kryeministri i Ahmetajt, Tahirit, Beqajt, Dakos, Veliajt, Ballukut, dhe armatës tjetër të hajdutëve dhe trafikantëve të vërtetuar, e quan investigimin e hajnisë së tij si sulm ndaj Shqipërisë. Sepse në psikozën e Ramës Shqipëria është vendi i të korruptuarve me të cilët ndan milionat me vendime qeverie.
Shqipëria e Ramës është tava e hajdutëve, dhe kush e zbulon ndopak zullumin është armik i tavolinës së rryshfetit dhe si rrjedhojë edhe i Shqipërisë. Pas më shumë se dy dekadash në pushtet, është kaq i zhytur në llumin e korrupsionit sa nuk pranon ansjë realitet tjetër veç atij që prodhon me bandën e tij.
Reportazhi i RAI 3 ishte një punë e një gazetari investigativ që denoncon me intervista Sekterarin e Pergjithshëm të kryeministrisë, që denoncon me dokumenta lidhjen e vëllait të Ramës me trafikantë kokaine, që tregon si blihen përfaqësues të huaj për të treguar Shqipërinë jo siç është, por siç e do tavolia e rryshfetit. Dhe për fatin e keq, kryeministri i rilindjes ka qenë gjithmonë në krahun e mashtrimit, si në rastin e McConigal, në krahun e Tahirit, Ahmetajt, e Beqajt në krahun e Dakos e miqve të tjerë me të cilët është përlyer duke firmosur afera “fap e fap“.
Gjuha e Ramës si përgjigje ndaj punës së një gazetari, publikimit të një media të huaj dhe vendase është tregues i qartë se emisioni, edhe pse jo i transmetuar gjerësisht, ka cënuar mantelin e pushtetit. Zgjedhja e epiteteve, (si në mbledhjet e kryesisë së kaçakëve te vet, apo hajnisë në kryeministrinë e tij) dhe bërja e tyre publike në formën e një reagimi, tregon se sot Rama është edhe mendërisht i pastabilizuar.
Ansjë i marrë nuk e pranon që është i tillë por është detyra e mjekëve që ta izolojnë e ta kurojnë nëse munden. Për fatin tonë të keq, të marrin që del e vjell vrerë sa herë i dokumentojnë hajninë e kemi kryeminister. Është detyra jonë si opozitarë ta ndalojmë. Është detyra e gazetarëve të mbrojnë veten me aq sa munden në këto kushte.
Sikundër është detyre e SPAK, që mikun e Beqajt, Veliajt, Ballukut, kryeministrin e ministrave dhe drejtorëve të përgjithshëm të korruptuar, ta hetojë, e ta izolojë bashkë me kaçakët e tjerë të rilindjes. Por, me siguri SPAK nuk di akoma italisht. Dhe ndoshta kjo është garancia e madhe që i jep frymë vulgaritetit të Ramës.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb