Inzaghi i pakënaqur me barazimin në Xhenova

9 months ago 30
22:20 30/12/2023

“Jemi mirë në renditje, por të evitojmë të papriturat”

Inter u ndal në një barazim 1 – 1 të premten në fushën e Genova pas 4 fitoreve radhazi në Serie A. Zikaltërit shënuan të parët me Arnautoviç, por Dragusin barazoi në shtesën e pjesës së parë. Inter nuk kishte pësuar gol këtë sezon nga një aksion i nisur goditje këndi. Ky rezultat nuk ishte ai që priste trajneri Simone Inzaghi.

“Normalisht synimi ishte fitorja dhe nuk jemi të kënaqur me barazimin. Na mungon edhe 1 ndeshje për të mbyllur fazën e parë dhe jemi mirë në renditje, por duhet të vazhdojmë me idenë që të gjitha sfidat mund të kenë të papritura si kjo në Xhenova”.

Inter ndodhet në krye me 45 pikë pas 18 javëve të para, ndërsa ka lënë pikë edhe me Juventus, Bologna dhe Sassuolo. Ndeshja e fundit e fazës së parë do të jetë ajo ndaj Verona më 6 janar në Milano.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article