Ish-portieri i njohur rikthehet tek Chelsea – por në rolin e asistentit të Enzo Marescas

5 months ago 8

Tifozët sapo e kanë kuptuar se kush do të jetë ndihmëstrajneri i Enzo Marescas tek Chelsea, pasi u kompletua kalimi i tij si zëvendësues i Mauricio Pochettinos.

Maresca ishte bërë kandidati kryesor i “Bluve të Londrës” pasi ata ndanë rrugët me Pochettinon pas vetëm një sezoni.

Chelsea kishte eksploruar edhe opsione të tjera si Thomas Frank dhe Kieran McKenna por Maresca tani do të marrë ‘frenat’ në ‘Stamford Bridge’ pasi e udhëhoqi Leicester Cityn drejt rikthimit në Ligën Premier.

Leicester postoi një njoftim duke njoftuar largimin e tij, me Chelsean po ashtu që e zyrtarizoi ardhjen e Marescas me një kontratë pesë vjeçare, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Italiani do ta nis punën zyrtarisht me datë 1 korrik, teksa gjashtë anëtarë të stafit të tij do t’i bashkohen atij edhe tek Chelsea.

Dora e tij e djathtë është ish-portieri i Manchester Cityt, Willy Caballero, i cili ka luajtur 38 ndeshje për Chelsean mes viteve 2017 dhe 2021, periudhë gjatë së cilës e fitoi Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve.

Ish-reprezentuesi argjentinas u transferua në Angli në vitin 2014, duke u bërë pjesë e Manchester Cityt pas katër sezoneve me Malagan në La Liga.

Ai kishte një periudhë të shkurtër edhe tek Southamptoni para se  t’i skadojë kontrata kur atëherë iu bashkua Marescas tek Leicesteri në rolin e asistentit.

Danny Walker, Michele De Bernardin, Marcos Alvarez, Javi Molina and Roberto Vitiello janë gjithashtu pjesë e stafit të trajnerit italian./Telegrafi/

Read Entire Article