“Ishin në gjendje të dehur dhe…”/ Plagosën një person me mjete të forta, shpallen në kërkim dy vëllezërit në Korçë, detaje

8 months ago 3

Policia ka njoftuar se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku dy vëllezër kanë plagosur me mjete të forta shtetasin S.S.

Dyshohet se këta shtetas kanë qene në gjendje të dehur kur janë konflijtuar me njëri-tjetrin.

Gazetarja lorena Kodra raporton se sipas burimeve vëllezërit kanë shkuar në banesën e shtetasit S.S dhe pas një ballafaqimi e kanë goditur dhe i kanë thyer xhamat e makinës së parkuar në shtëpinë e këtij shtetasi.

Aktualisht shtetasi S.S ndodhet në sallën e reanimacionit.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 14.02.2024, rreth orës 11:00, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit Xh. H., dhe R. H., (vëllezër), banues në Korçë, dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasin S. S., i cili aktualisht ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.

Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article