“Ishte një moment dobësie, ndodhi vetëm njëherë”/ Griselda Goxhara tregon si i pranoi efektivit të “Shqiponjave” tradhtinë me kolegun e zyrës: Erjoni u bë keq dhe…

2 months ago 5

Gjykata vendosi ditën e sotme masën e sigurisë “Arrest me burg” për efektivin Erjon Goxhara, i cili plagosi më 19 gusht inixhinierin e ERE-s Lorenc Kosta.

Shkak i ngjarjes u bë një tradhti bashkëshortore e gruas së Goxharës me Kostën.

BalkanWeb ka zbardhur dëshminë e bashkëshortes së efektivit, e cila pasi ka pranuar tradhtinë, ka zbuluar edhe detaje të tjera nga dinamikat që çuan deri në plagosjen e 19 gushtit.

Ajo ka rrëfyer para togave blu se tradhtia kishte ndodhur vetëm një herë, kohë më parë.

“Kam pasur një raport intim me shtetasin Lorenc Kosta. Kjo gjë ka ndodhur vetëm një herë, pas këtij momenti, kontaktet me Lorencin kanë qenë vetëm për çështje pune. Prej muajit Janar 2024 Erjoni ka shfaqur shenja xhelozie, duke u fiksuar që mund ta tradhtoja.
Fillimisht, pretendimet e tij për tradhti nga ana ime ishin pa ndonjë shkak të arsyeshëm apo bazë konkrete, saqë në vijim filloi të bëhej obsesiv dhe të më ushtronte presion psikologjik që unë t’i tregoja personin me të cilin e tradhtoja. Në fillim të muajit korrik, pas presionit të vazhdueshëm dhe dhunës fizike të ushtruar nga ana e Erjonit, unë i kam pranuar që e kisha tradhtuar vetëm 1 herë, vite më parë, me një kolegun e punës sime, shtetasin Lorenc Kosta.
Fillimisht Erjoni më ka thënë që t’i tregoj se do mi falë të gjitha, por pasi unë i kam treguar në lidhje me flirtin e hershëm me shtetasin Lorenc Kosta, ai është bërë keq dhe më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Një javë pas këtij konflikti, Erjoni, nga telefoni im ka komunikuar me Lorencin dhe e ka kërcënuar me jetë”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article