ISIS kërcënon Shqipërinë dhe Kosovën: Armiqtë që duhen goditur!

6 months ago 4

Një adoleshent 15-vjeçar që plagosi rëndë një hebre ortodoks më 2 mars në Zyrih të Zvcrës u radikalizuar në Tunizi dhe në forumet e internetit, tha policia lokale. Njëkohësisht edhe rasti i fundit i dy adoleshentëve në Schaffhouse ka shqetësuar autoritetet e sigurisë në Bernë dhe janë mobilizuar duke marrë masa paraprake përballë sulmeve të mundshme terroriste që edhe Zvicra mund të jetë në shënjestër, njofton gazeta zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch.

ISIS kërcënon Shqipërinë dhe Kosovën
Në nje video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, në mesin e 60 flamujve shifet edhe ai i Shqipërisë dhe Kosovës. Madje është edhe flamuri i Turqisë krah vendeve të ndryshme të globit që konsiderohen nga terroristët “armiq të shtetit islamik që duhen goditur”.

IsisIsis

Sipas burimeve të Shërbimi Federal të Inteligjencës (SRC) në Bernë, aktualisht në Zvicër janë 41 persona nën hetim. Për dallim nga viti i kaluar, lidhjet me terrorizmin janë dyfishuar.

Gjermania ka rifutur kontrollet kufitare dhe madje dëshiron t’i zgjerojë ato gjatë verës. Disa forca politike zvicerane po kërkojne të njëjtën gjë për Zvicrën.

Në rast të një kërcënimi serioz për rendin publik ose sigurinë e brendshme, Zvicra, si një shtet Schengen, mund të rifusë kontrollet kufitare.

Sa i përket përfshirjes apo lidhjeve të shqiptarëve me terrorizmin qoftë islamik apo ndërkombëtar, për dallim nga vitet e mëparshme viteve e fundit, kjo shifër eshtë në rënie.

Bën përjashtim rasti i fundit në Schaffhouse i një adoleshenti nga Italia, me origjinë kosovare, ndaj të cilit rast policia kantonale po vazhdon hetimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article