Jetmir Topalli ka shënuar golin e pestë sezonal për Manisan

6 months ago 7

Jetmir Topalli ka arritur të shënojë gol për ekipin e tij, Manisa që luajti ndaj Eyupspor, në përballjen që u mbyll 2-2

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 30-të të Ligës së Parë turke, ndërsa Eyupsor ka siguruar kalimin në elitën e futbollit turk një javë më parë.

Topalli ishte ai që shënoi golin e parë për skuadrën e tij, duke çuar rezultatin në 2-1.

🇹🇷 Goal: Jetmir Topalli | Manisa FK 1-2 Eyüpsporpic.twitter.com/knDbZOEBT1

— FootColic ⚽️ (@FootColic) April 12, 2024

Sulmuesi shqiptar lëvizi mjaft mirë me topin dhe nga 1 kënd tepër i vështirë ia doli të shënonte një gol mjaft të bukur në minutën e 32-të të ndeshjes.

Për 26-vjeçarin nga Kaçaniku, ky është goli pestë sezonal, me sulmuesin që numëron edhe pesë asistime. /Telegrafi/

Read Entire Article