Joao Felix: Unë dhe të gjithë lojtarët preferojmë stilin e Barcelonës para atij të Atleticos

10 months ago 8

Ndeshja e së dielës mes Barcelonës dhe Atletico Madridit do të garantohet të jetë morbide me përballjen e Joao Félix me ish-shokët e tij të skuadrës dhe, veçanërisht, me trajnerin Diego Simeone.

Ylli portugez ka folur për mediumin ESPN në prag të duelit dhe la edhe një herë një ‘mesazh’ për stilin e trajnerit argjentinas.

“Sigurisht që preferoj stilin e Barçës… unë dhe të gjithë lojtarët”, ka rrëfyer fillimisht Felix për ESPN.

“Nëse pyet edhe lojtarët e Atleticos, ata do të preferonin të luanin më shumë kohë në sulm, sigurisht. Dhe nëse nuk përgjigjen, ata gënjejnë”.

Lojtari që ende i përket Atleticos e ka bërë edhe një herë të qartë se të luash për Barcelonën është një “ëndërr e realizuar”.

“Është klubi për të cilin kam dashur të luaj që kur kam qenë fëmijë, i kam parë në televizor dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitet e fundit”, përfundoi portugezi.

Nesër (e diel) ai do të ketë mundësinë t’i tregojë skuadrës së tij se kanë gabuar duke e lënë të huazohet te një rival direkt. /Telegrafi/

Read Entire Article