Jurgen Klopp i krijon një këngë Arne Slotit – këndojnë edhe tifozët e Liverpoolit me gjermanin

5 months ago 12

Jurgen Klopp krijoi një këngë për trajnerin e ardhshëm të Liverpoolit, Arne Slot pas ndeshjes së tij të fundit në krye të klubit – dhe ky është një gjest që përmbledh gjermanin.

Strategu 56-vjeçar befasoi futbollin botëror në janar kur njoftoi vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen si trajner i The Reds në fund të sezonit 2023/24.

Ai ia atribuoi vendimin e tij “të mbaruarit pa energji” pas një epoke të paharrueshme nëntëvjeçare me triumfet në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Ka qenë një muaj emocionues për gjermanin dhe të dielën, ai doli në Anfield për herë të fundit kur Reds u përballën me Wolves.

Dhe pas vërshëllimes së fundit, një Klopp i emocionuar mbajti një fjalim lamtumire që përfshinte një nderim prekës për trajnerin e ardhshëm të Liverpoolit, Arne Slot.

Siç mund ta shihni nga pamjet e mësipërme, Klopp përsëriti thirrjen: “ARNE SLOT, LA, LA, LA, LA, LA!” ndërsa turma e Anfield këndoi me të. /Telegrafi/

Read Entire Article