Juventusi në njoftimin e shkarkimit të Allegrit tregon shkaqet që erdhën te ky vendim

5 months ago 4

Juventusi ka njoftuar zyrtarisht se ka larguar nga posti i trajneri Massimiliano Allegrin për shkak të sjelljes së tij pas finales së Kupës së Italisë.

Vendimi iu tha trajnerit në sy, pas një takimi që kishin pasditen e sotme në qendrën stërvitore, ku klubi pastaj doli me njoftim zyrtar.

Klubi ka njoftuar se arsyeja e shkarkimit të tij ka të bëjë me sjelljen e tij, gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë.

“Juventus njofton se ka liruar Massimiliano Allegrin nga roli i tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve. Shkarkimi vjen pas disa sjelljeve gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë, të cilat klubi i cilësoi të papajtueshme me vlerat e Juventusit dhe me sjelljen që duhet të kenë ata që e përfaqësojnë klubin”.

Massimiliano Allegri non è più l’allenatore della Juventus F.C.

— JuventusFC (@juventusfc) May 17, 2024

“Mbaron një periudhë bashkëpunimi, e cila filloi në vitin 2014, rifilloi në vitin 2021 dhe përfundoi pas 3 sezoneve të fundit së bashku me finalen e Kupës së Italisë. Kompania i uron Massimiliano Allegrit suksese në projektet e tij të ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/ 

Read Entire Article