Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në një takim me delegatë të forcës së tij politike në qytetin e Durrësit ditën e sotme.
Nga atje ai ka deklaruar se ka dëgjuar që “Ilir Meta është bërë diktator”, nga persona që ai vetë i ka promovuar.
Ai shtoi se po këta persona sot marrin 20 ose 30 ‘like’ në postimet e tyre në rrjetet sociale, kur sipas tij duhet të ndërvepronin me mijëra qytetarë si ai vetë.
Meta vijoi duke thënë se ka hasur arrogancë në opozitë dhe se disa persona “flirtojnë” me qeverinë, bashkitë dhe drejtorët në pushtet duke bërë “dopio lojëra”.
“Kam dëgjuar që Ilir Meta është bërë diktator kohët e fundit. Këtë e kam dëgjuar nga njerëz që kanë patur mbështetjen time për t’u promovuar, por për fat të keq kur ata bëjnë ndonjë postim nuk kanë as 20 like, kur secili duhet të kishte 3-4 mijë qytetarë që të komunikojnë sic komunikon Ilir Meta që i jep numrin edhe Çimit të Rrogozhinës. President do ma japësh numrin tha, ta jep Presidenti ty.
Unë kam parë arrogancë në pushtet, por arrogancë nga opozita, vetëm këto vite e kam parë. Mesa duket disa persona në opozitë ndihen komodë aty dhe duke bërë ndonjë flirt me bashkinë këtu e atje, me qeverinë e drejtorë dhe duke bërë dopio lojëra. Ne kemi nevojë për njerëz me karakter”, u shpreh ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb