Kampionati vetjak i i shahut – Nderim Saraçi dhe Arlinda Aliu shpallen kampion për vitin 2023 

9 months ago 10

Pas një javë garash të zhvilluara në ambientet e Hotelit AFA në Prishtinë kanë përfundua garat e Kampionatit vetjak të Kosovës në shah 2023. Kampionë të Kosovës janë, Mjeshtri  Ndërkombëtar, Nderim Saraçi për meshkuj dhe Arlinda Aliu për femra.

Ashtu edhe siç pritej, Nderim Saraçi shënoi fitore në xhiron e fundit ndaj Hysen Boshnjakajt dhe me 9 pikë, të gjitha fitore nderohet me titullin e kampionit.

Ky ishte titulli i 10-të jubilar i Nderim Saraçit. Ai e fitoi titullin e kampionit edhe në shahun blic me të gjitha fitore si dhe në atë rapid me vetëm dy remizime.

Muhamet Asllani me 7.5 pikë zuri vendin e dytë, ndërsa Korab Saraçi me 6 pikë ishte i treti.

Mjeshtri Ndërkombëtar, Bedri Sadiku u rendit në mesin e të shpërblyerve, po ashtu me 6 pikë, pasi mundi Avni Krasniqin. Sadiku njëherësh është dekoruar nga Presidentja Vjosa Osmani për kontributin e dhënë në  shahun e Kosovës për pesë dekada.

Kampioni dhe nënkampioni kanë siguruar pjesëmarrjen për Kampionatin Evropian 2024.

Në konkurrencën e femrave, Arlinda Aliu me fitoren kundër Lorenda Saraçit mbrojti titullin e kampiones së Kosovës duke tubuar 6,5 pikë. Nga 7 parti të zhvilluara ajo shënoi 6 fitore dhe një remizim me Jona Reçicën. Ky është titulli i katërt i Arlinda Aliu.


Renditja përfundimtare/meshkujt/

1. Nderim Saraçi       9 pikë

2. Muhamet Asllani  7,5

3. Korab Saraçi          6

4. Bedri Sadiku          6

5. Arsim Kelmendi    6

6. Besnik Aliu            5,5

7. Ramë Rama           5,5

8. Rrahman Aliti         5

9. Hysen Boshnjakaj  5


Renditja përfundimtare/femrat

1. Arlinda Aliu           6,5

2. Rinesa Saraçi        6

3. Jona Reçica          5,5

4. Ndriqona Saraçi    5

5. Nita Saraçi             4

6. Erisa Elshani          4


Në fund u ndanë shpërblimet nga Kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës Armend Budima për më të dalluarit e këtij kampionati si dhe ekipit kampion të Kosovës në konkurrencën e femrave Klubit të shahut Gani Daka të Rahovecit.

Junior më i dalluar

Alaudin Shtavica

Junioret

Erisa Elshani

Lorenda Saraçi

Takimet e këtij kampionati i drejtuan gjyqtarët: Burhan Misini, Besnik Berisha dhe Osman Musa.


/Gani Kosumi/

Read Entire Article