Kandidati i PS, Vangjel Tavo fiton zgjedhjet në Bashkinë e Himarës.
Janë numëruar 28 nga 36 kuti në KZAZ-në 88 të Bashkisë së Himarës. Nga numërimi i deritanishëm i 28 kutive kryeson kandidati i PS, Vangjel Tavo me 3972 vota, ndërsa Petro Gjikuria ka marrë 2257 vota. Diferenca mes dy kandidatëve kur janë duke u numëruar edhe 8 kutitë e fundit të votimi nga 36 në total, është 1715 vota në favor të socialistit Tavo.
Vangjel Tavo fitoi me epërsi votash në Njësinë Administrative Horë-Vranisht. 1165 vota mori kandidati socialist ose 89.20% kundrejt 141 vota të Gjikurisë, ose 10.80%.
Edhe në Lukovë diferenca mes Tavos dhe Gjikurisë ishte e ndjeshme. Në Njësinë Administrative Lukovë po numërohet kutia e fundit, teksa Vangjel Tavo i PS kryeson me 1456 vota, ndërsa Petraq Gjikuria numëron 877 vota.
Në proces numërimi janë 8 kutitë e fundit të cilat i përkasin Njësisë Administrative Himarë, për t’u njohur më pas me fituesin e Bashkisë për të cilin banorët votuan këtë të diel të 4 gushtit.
Rezultati paraprak pas numërimit të 28 kutive:
Vangjel Tavo, 3972 vota
Petraq Gjikuria, 2257 vota
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb