TIRANË
Deputeti i PD-së Bledjon Nallbati deklaroi sot se është Edi Rama ai që i çon deputetët e PS-së në SPAK. Nallbati akuzoi maxhorancën se ka përdhunuar Kushtetutën, duke iu referuar vendimit për përjashtimin e tyre nga parlamenti.
Ai u ndal dhe te karriget e djegura, të cilat u paguan nga rroga e tyre.
“Deputetët e PS i rrezikon Rama, jo ne, ai i çon në SPAK e në burg. Ju që keni përdhunuar Kushtetutën, iu qenkan dhimbsur shumë. Ju dhimbsen karriget, por jo lekët e inceneratorëve. Na keni faturuar nga 2 milionë për karrige dhe nuk ka problem. Kjo nuk është pronë socialiste, ato mund t’i vidhni si të doni. Karriget ju janë dhimbsur shumë. Na i faturuat karriget 2 milionë. Problemi është se kur erdha sot gjeta prapë një karrige të vjetër. Dhe këto i vodhët, mos u ngopshi dhe ju zënshin fytin”, tha Nallbati.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb