“Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar” – ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

5 months ago 10

Tashmë është zyrtare se Massimiliano Allegri nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Juventusit sezonin e ardhshëm, ndërsa një përshëndetje të ngrohtë i ka dhënë ylli i skuadrës, Adrien Rabiot.

Lajmin për largimin e trajnerin e ka konfirmuar vetë klubi torinez me anë të një postimi në faqen e sajë, ku jep edhe arsyet se pse morën këtë venim, që ka lidhje me situatën jo të këndshme që trajneri krijoi pas përballjes ndaj Atalantës në finalen e Kupës së Italisë.

Nuk do të rrinte pa i shprehur lamtumirën edhe një nga lojtarët më të përzemërt të Allegrit te Juventusi, Adrien Rabiot.

Francezi, me anë të një postimi në “Instagram”, e tregon qartë se çfarë rëndësie kishte trajneri për klubin bardhezi, por gjithashtu këmbëngul që ai meritonte një lamtumirë më të denjë.

“Do të kujtoheni si një nga trajnerët më fitimtarë në historinë e Juventusit. Keni merituar një lamtumirë ndryshe. Faleminderit për gjithçka dhe paç fat”, ka shkruar Rabiot.

Juventusi me mbylli sezonin me një vend në Ligën e Kampionëve, ndërsa fitoi edhe Kupën e Italisë. /Telegrafi/ 

Read Entire Article