“Kolla e mire”, 40 raste në vend, disa të hospitalizuar, Mjekja Brati: Zgjat 3 muaj, mostrajtimi në kohë i këtij infeksioni sjell komplikacione

6 months ago 7

Rikthehet në vend infeksioni “Pertus”, i njohur ndryshe si “kolla e mirë”, i cili është mjaft i transmetueshëm dhe prek kryesisht fëmijët, duke mospërjashtuar bebet. Deri më tani janë regjistruar 40 raste në vend, disa prej tyre kanë marrë edhe trajtim spitalor. Mjekja pediatre Sonila Brati në Qendrën Shëndetësore nr. 2 tregon simptomat e këtij infeksioni bakterial të mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes, i shoqëruar me një kollë që zgjat deri në 3 muaj.

Sipas mjekes Brati “kolla e mirë” po qarkullon mes virozave dhe alergjive, duke bërë që shpesh simptomat të jenë të ngjashme. Ndaj apeli i saj ndaj prindërve është që të mos neglizhojnë simptomat tek fëmijët, por t’i dërgojnë tek specialisti, pasi mostrajtimi në kohë për “kollën e mirë” mund të sjellë komplikacione.

Për “kollën e mire”, në kalendarin e detyruar është vaksina pertus, e cila iu jepet fëmijëve të moshave 2, 4 dhe 6 muajshe, ndërsa një dozë përforcuese e vaksinës në moshën 4-5 vjeç.

Prej ditësh në vend po qarkullon infeksioni “Pertus”, i njohur ndryshe si “kolla e mirë”, ku deri më tani janë regjistruar 40 raste, disa prej tyre kanë marrë edhe trajtim spitalor. Mjekja pediatre Sonila Brati në një intervistë për News24 bën të ditur se ky infeksion prek kryeisht fëmijët nën 5 vjeç, është mjaft i transmetueshëm, prek rrugët e frymëmarrjes dhe shoqërohet me një kollë që zgjat deri në 3 muaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article