Komentohet vizita e Kocit në Serbi/ Halimi jep një mesazh të fuqishëm – zbulon pse serbët nuk janë bashkëpunues!

1 month ago 13
Reklamë

Avokati Arianit Koci ka udhëtuar drejt Serbisë në përpjekjen e tij për të gjetur dhe transferuar për në Kosovë trupin e Faton Hajrizit.

Koci tha se çështja e kthimit të trupit të Fatonit, e ka marrë kahjen e vet dhe kthimi i tij në Kosovë është vetëm çështje kohe dhe procedurash.

Ndër të tjera ai ka treguar edhe bisedat me zyrtarët në morgun në Lloznicë dhe habinë e policiëve serbë me shkuarjen e tij në Serbi.

Mirëpo a mund të paraqes rrezik vizitat e tilla në Serbi?

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS.

Ai thotë se serbët janë të papërshtatshëm për bashkëpunim kur është në interes drejtësia, kjo sepse të njejtit dalin fajtor.

Mirëpo sipas Halimit, vizitat që kanë një vijë zyrtare nuk paraqesin rrezik , pasi Serbia nuk do të guxonte të bënte diçka të dëmshme.

Image

Armend Halimi

Por për një siguri më të lartë, një leje paraprake nga serbët do të ishte më mirë.

“Sigurisht që serbët janë të papërshtatshëm për bashkëpunim kur është në interes të drejtësisë. Ngase, kur rastet trajtohen profesionalisht dhe objektivisht, ata natyrisht dalin keq, apo fajtor. Por, vizitat apo nëse mund të themi ‘bashkëpunimet’ që ndjekin vijen zyrtare, sikurse në këtë rast, natyrisht që kanë siguri, ngase institucionalisht Serbia nuk do guxonte të bëj keq.

Mirëpo, për të pasur një siguri akoma më të lartë do duhej me një leje paraprake nga ta, ose edhe me ndërmjetësim apo garancë ndërkombëtare”, foli Halimi për “Bota sot”.

Kujtojmë që Koci në një lidhje direkte nga Serbia ka thënë se zyrtarët e Serbisë kanë kërkuar analiza shtesë për ta identifikuar trupin e Faton Hajrizit.

Ai në një lidhje direkte tha se ata kanë kërkuar që të bëhet analiza e pështymës së Hajrizit për të parë lidhjen gjenetike.

Kjo pasi sipas arsyetimeve të zyrtarëve serbë, shenjat e gishtërinjve janë përputhur pjesërisht dhe jo tërësisht.

comment

Read Entire Article