Konfirmohet mungesa e madhe te Man City për dy ndeshjet e fundit të sezonit

5 months ago 14

Ederson nuk do të luajë në dy ndeshjet e fundit të sezonit të Manchester Cityt, pasi portieri brazilian po vuan nga një dëmtim të syrit të djathtë.

Prandaj braziliani do të humbasë ndeshjen e fundit të Ligës Premier të dielën, ku vendoset edhe titulli i kampionit.

Ai po ashtu do të mungojë edhe finalen e FA Cup më 25 maj në Wembley kundër Manchester United, e ku në dy ndeshjet ai do të zëvendësohet nga Stefan Ortega.

We can confirm that Ederson will miss the final two games of the season due to a small fracture of his eye socket.

Everyone at the Club wishes Ederson a speedy recovery 🩵

More information ⤵️

— Manchester City (@ManCity) May 16, 2024

Portieri Ortega bëri mrekulli të martën në Londër kundër Tottenhamit (2-0) pasi hyri në fushë pas dëmtimit të Ederson, kur ky i fundit u përplas me lojtarin e Spurs, Cristian Romeron.

Ortega bëri një pritje të madhe ndaj Son Heung-min në minutat e fundit, që nga shumë njohës po llogaritet si pritja e titullit./Telegrafi/   

Read Entire Article