Kosovë/ Kryetarja e Gjykatës Speciale pritet me protesta, arrestohen 6 anëtarë të PSD-së  

10 months ago 16
15:40 29/11/2023

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova është pritur me protesta në vizitën e saj ku anëtarë të Partisë Socialdemokrate kanë protestur në ambientet e jashtme në objektin ku është planifikuar të mbahet konferenca.  

Sipas asaj që raporton gazetarja Blerta Dalloshi Berisha, si pasojë e protestës policia ka arrestuar gjashtë anëtarë të Partisë Socialdemokrate, mes të cilëve është edhe Dardan Molliqaj.

Partia Socialdemokrate ka hedhur tymuese si dhe gjithashtu është përdorur edhe gazi lotsjellës. Raportohet se tanshmë situate është më e qetë./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article