Ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi dhënien e kredive me 0 interes për punonjësit e Policisë të cilët nuk kanë një shtëpi.
“Trajtimin me kredi me interes 0 të punonjësve të Policisë së Shtetit. Dua të informojë çdo Polic të Shtetit që ka krijuar një familje të re se maksimumi deri më 15 shtator, sa të bëhet gati formati në e-Albania, të aplikojnë për kredi me interes 0 nëse plotësojnë kërkesat.
Ne kemi identifikuar 900 punjës policie.
Gjatë këtij viti duam të trajtojmë 100 familjet e para për strehimin. 300 brenda 2024 dhe shpresojmë që të përmbyllen të 900 brenda 2025.
Trajtimi me dinjiteti forcave të armatosura, shpresoj që në Vitin e Ri të mund t’i vizitoj disa nga efektivët e Policisë në shtëpitë e reja”- tha Balla.
Çdo fije e krimit në Policinë e Shteit është prerë?
Balla: Unë nuk jam këtu që brenda 40 ditëve të them që unë ja kam arritur qëllimit që të pastrojë plotësisht Policinë e Shteti. Por kam marrë garancitë e të gjitha institucioneve që këtë proces vetëpastrimi ta kryejmë në një kohë sa më të shkurtër. Është një proces i vazhdueshëm.
Punonjës që tradhëtojnë nga brenda Policinë e Shtetit do të zhduken në mënyrë të vazhdueshme. Fijet që lidhin kontigjentët kriminal me aksionet e Policisë do të vazhdojnë të priten. Është një kancer që duhet hequr në mënyrë të vazhdueshme.
Meqë përmendët gushtin, bësoj se e mbani mend ngjarjen e 2009 ku dekonspirimi i një operacioni policie i dha 4 dëshmorë atdheut.
Vetëpastrimi në Policinë e Shtetit po jep rezultat. Vetëm gjatë gushtit 3 punonjës policie janë arrestruar nga hetimet e kryera nga AMP.
Top Channel