Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

5 months ago 9

Meçi i shumëpritur mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk do të zhvillohet në orën 00:00 pas mesnate mes së shtunës dhe së dielës.

Nikoqir i kësaj ngjarje të madhe të sportit të boksit do të jetë Arabia Saudite me meçin që do të zhvillohet në ‘Kingdom Arena’.

Ky do të jetë meçi që përcakton kampionin e padiskutueshëm në peshën e rëndë që nga viti 1999 kur Lennox Leëis mposhti Evander Holyfieldin. Fury dhe Usyk po luftojnë për titujt WBC, WBA, WBO dhe IBF.

Paratë sa i përket çmimit përfundimtar nuk janë zbuluar ende, por që promotori i Furyt kishte thënë se ai do të marrë 100 milionë dollarë, pra diku rreth 70 për qind të fitimeve.

Teksa po i afrohemi këtij dueli të zjarrtë, kujtojmë kohën kur boksieri shqiptar Agron Smakiçi ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes këtyre dy boksierëve, që fillimisht ishte planifikuar të mbahej në muajin shkurt.

Foto: Agron Smakici

Smakiçi ka qenë partner në sparring i Tyson Furyt dhe ka qenë ai i cili me goditjen që i kishte dhënë i kishte çarë vetullën, lëndim ky që më pas e kishte parandaluar boksierin anglez që të luftojë me Usyk siç ishte paraparë pra më datë 17 shkurt.

Pas këtij incidenti që e kishte pamundësuar që meçi të mbahej sipas datës së planifikuar kishte reaguar edhe vet Smakiçi, i cili kishte thënë se nuk ndihet keq për goditjen që i kishte bërë Furyt.

“Ishte një goditje e pastër kështu që nuk ndihem keq”, kanë qenë fjalët e Smakiçit për Boxing Talk./Telegrafi/

Read Entire Article