Në drejtim të tij u hodhën dhe disa letra
Pjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Konferencën për Rininë të organizuar nga Ministria e Kulturës në Prishtinë nuk është pritur mirë nga të gjithë të rinjtë e pranishëm në sallë.
Teksa po mbante një fjalim të gjatë për rezultatet e punës së qeverisë së tij për të rinjtë, Kurti është gjendur përballë reagimit të disa prej të pranishmëve të cilët kanë nisur ta fishkëllejnë.
Reagimi i tyre nuk u ndal këtu, pasi njëri prej të rinjve hodhi në drejtim të kryeministrit një tufë me letra. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e shoqëruesve të sigurisë së kryeministrit Kurti, të cilët i kanë larguar të rinjtë nga salla.
Pavarësisht kësaj kreu i qeverisë së Kosovës ka vijuar i pa shqetësuar fjalimin e tij. Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka konfirmuar për mediat kosovare se janë aktivistët e kësaj force ata që qëndrojnë pas këtij aksioni.
Tv Klan
Të ngjashme