Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

5 months ago 8

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka prishur përsëri marrëdhëniet me trajnerin Xavi dhe tashmë i ka kërkuar drejtorit sportiv, Deco, ta gjej një trajner të ri.

Sipas Javi Miguel të gazetës AS, Laporta e ka urdhëruar drejtorin sportiv Deco që të gjejë një trajner të ri për klubin katalunas.

Zgjedhja e preferuar e Decos për të zëvendësuar Xavin është trajneri i Portos, Sergio Conceicao, megjithëse emra si Hansi Flick mund të shfaqen përsëri.

Ky mund të jetë vetëm fundi i rrugës për Xavin me raportet që pretendojnë se marrëdhënia e tij me Laporta është prishur plotësisht.

Zemërimi i Laportas me Xavin pason mesazhin e fortë të trajnerit për tifozët, në të cilin ai u ankua me hidhërim për situatën ekonomike të klubit dhe pretendoi se Barça mund të mos jetë në gjendje të konkurrojë me Real Madridin nëse gjërat nuk përmirësohen.

Presidenti i Barçës tani mendon se është më mirë t’i japë klubit një fillim të ri me një trajner të ri që beson në projekt, përveç Xavit.

Xavi mohoi të gjitha thashethemet pasi Barça mundi Almerian duke pretenduar se mezi po pret para-sezonin në korrik. /Telegrafi/

Read Entire Article