“Let’s Talk Together about US 24”, iu premtonin nxënësve dhe mësuesve udhëtime falas në SHBA, Apeli lë në burg 20-vjeçarin

2 months ago 12

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg ndaj 20-vjeçarit nga Devolli Ermes Hoxhalli, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumeteve”, parashikuar nga neni 186/1 dhe 186/2 i Kodit Penal.

Hoxhalli dyshohet se mashtronte institucionet arsimore, me projektet e ashtuquajtura “Let’s Talk Together about US 23” and “Let’s Talk Together about US 24”.

Ndaj 20-vjeçarit, Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kishte caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, por i dyshuari kishte apeluar vendimin në Apel, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bërë, nga personi nën hetim me iniciale E. H, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”.

Në përfundim të gjykimit, më datë 12.08.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga Gjyqtar z. Genti Dokollari, vendosi:

-Miratimin e vendimit me nr. 1840 akti, datë 22.07.2024 dhe nr. 1875 akti, datë 24.07.2024, të Gjykatës të Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Hoxhalli u arrestua në 23 korrik pas hetimeve proaktive të përbashkëta ndërmjet Policisë së Shtetit, Ambasadës së ShBA-së në Tiranë dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Arrestohet një shtetas shqiptar, i përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi, me objektiv sistemin arsimor në te gjithë vendin.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Seksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka ekzekutuar një masë sigurimi “Arrest në burg”, të lëshuar nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Pas një hetimi gjashtëmujor, nga një grup hetimor i posaçëm, i përbërë nga oficerë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe hetues nga Zyra e Hetimeve Kriminale pranë Ambasadës se Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Seksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zbuluar një skemë mashtrimi e organizuar nga shtetasi tashmë i arrestuari E. H., i cili mashtronte institucionet arsimore, me projektet e ashtuquajtura “Let’s Talk Together about US 23” and “Let’s Talk Together about US 24”.

Programet iu premtonin nxënësve dhe mësuesve, udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara. i arrestuari E. H. kishte krijuar një identitet të rremë, duke u angazhuar me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe të institucioneve të tjera arsimore në të gjithë Shqipërinë. Qindra studentë, mësues dhe zyrtarë arsimorë në të gjithë Shqipërinë morën pjesë në këto programe mashtruese.

Policia e Shtetit shqiptar falënderon Prokurorinë e Seksionit të Përgjithshëm, Tiranë dhe Njësinë e Hetimeve Kriminale pranë Ambasadës së ShBA-së në Tiranë, për ndihmën në këtë hetim kompleks dhe për partneritetin e vazhdueshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article