Lëvizte me pistoletë me krehër dhe municion luftarak në Tiranë, përfundon në pranga 20-vjeçari

3 months ago 7

Një 20-vjeçar ka përfunduar në prangat e bluve të Tiranës pasi lëvizte i armatosur në Kryeqytet.

Sipas komunikatës zyrtare, E.M., rezulton banues në Kamzë, teksa policia gjatë kontrollit të mjetit i ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

20-vjeçari tashmë do të përballet me akuzën e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Qarkullonte me automjet, i armatosur, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që qarkullonte me automjet, i armatosur, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Driver”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 20 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Në rrugën “5 Maji”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. M. Gjatë kontrollit në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article