Në një darkë pune të organizuar nga kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, liderët e rajonit janë mbledhur në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bled, i cili zhvillohet nesër
Në një video të postuar nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, shihen kryeministrjat e rajonit duke u përshëndetur, dhe shtrënguar duart me njëri tjetrin. Pas fotos ata ulen për të darkuar të rrethuar nga meduat. Ai shkruan se darka u organizua nga kryeministri i Sllovenisë dhe presidenten e Be-së, Ursula von der Leyen.
Të pranishëm janë gjithashtu edhe kryministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo si dhe Ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.
Në tavolinë, Rama shihet i ulur pranë Kurtit por në asnjë moment të videos nuk janë parë duke biseduar me njëri tjetrin.
Top Channel