LIVE – Numërohen 20 nga 36 kuti në Himarë, kandidati i PS, Vangjel Tavo thellon rezultatin ndaj Gjikurisë (TABELA)

3 months ago 14

Janë numëruar 20 nga 36 kuti në KZAZ-në 88 të Bashkisë së Himarës. Nga numërimi i deritanishëm i tetë kutive të para kryeson kandidati i PS, Vangjel Tavo me 2951 vota, ndërsa Petro Gjikuria ka marrë 1439 vota. Diferenca mes dy kandidatëve kur janë duke u numëruar edhe 16 kutitë e fundit të votimi nga 36 në total, është mbi 1 mijë vota në favor të socialistit Tavo.

20 Kuti20 Kuti

Tavo fiton me epërsi votash në Njësinë Administrative Horë-Vranisht dhe Lukovë. Ndërsa në Njësinë Administrative Himarë, gara duket e ngushtë.

Hore VranishtHore Vranisht
LukoveLukove

Në proces numërimi janë 16 kutitë e fundit, për t’u njohur më pas me fituesin e Bashkisë Himarë për të cilin banorët votuan këtë të diel 4 gushti.

Rezultati paraprak pas numërimit të 20 kutive:

Vangjel Tavo, 2951 vota

Petraq Gjikuria, 1439 vota

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article