Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga Fieri dha një deklaratë për mediat.
Meta u shpreh se Monika Kryemadhi vazhdon që të jetë deputete e Partisë së Lirisë. Ai shtoi se PL do të jetë parti kryesore në Fier. Më tej, Meta shigjetoi Lulzim Bashën, duke thënë se i shërben regjimit të Ramës, teksa e ironizoi se “ai gënjen edhe kur fle”.
Ilir Meta: Kryemadhi vazhdon të jetë deputete e PL. Gjithçka që flitet janë diversione që i hap Rama. PL do jetë e jashtëzakonshme në mbrojtje të komunitetit. Fieri do jetë prioritet kryesor i yni.
Nuk besoj se ia vlen të flitet për Bashën, pasi është një njeri i braktisur, që ka lënë shqiptarët pa opozitë për shërbimet që i ka bërë këtij regjimi. Lulzim Basha dhe kur fle gënjen.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb