Marash Kumbulla gati ndaj Cremonese

9 months ago 33
20:05 31/12/2023

Mbrojtësi është rikuperuar nga dëmtimi që e la jashtë fushave prej 8 muajsh

Prej 8 muajsh Roma ka vuajtur mungesën e Marash Kumbullës. Mbrojtësi duket se ka lënë një boshllëk të madh në prapavijë, diçka që u vu re edhe në humbjen ndaj Juventusit.

Shqiptari po rikuperohet nga dëmtimi që e ka lënë jashtë fushave dhe rikthimi pritet të mbërrijë në ndeshjen e ardhshme.

Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, Kumbulla do të jetë i gatshëm për trajnerin Jose Mourinho në Kupën e Italisë.

Me 3 janar, verdhekuqtë do të përballen me Cremonese në 1/8 dhe do të tentojnë të “hakmerren” për humbjen e vitit të kaluar në çerekfinale.

Hapësirat do të jenë më të mëdha për shkak të grumbullimit të Evan Ndicka në Kupën e Kombeve të Afrikës me kombëtaren e Bregut të Fildishtë.

Kumbulla mendohet se do e nis titullarë këtë sfide, tepër e rëndësishme për Romën pasi mbetet pista kryesore për të fituar trofe.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article