Masat e SPAK ndaj Sali Berishës/ Vendimi: Vetëm Kuvendi ka tagrin t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për konfliktin e pretenduar mes institucioneve

10 months ago 31

Me rrëzimin e kërkesës së 30 deputetëve të opozitës të cilët kërkonin interpretim të konfliktit midis Prokurorisë së Posaçme dhe Kuvendit të Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese thekson se kërkesa nuk plotëson kriteret ligjore për pranimin e saj.

Në vendim, Kushtetuesja argumenton se vetëm Kuvendi i Shqipërisë ka tagrin që t’i drejtohet me një kërkesë për këtë konflikt të pretenduar. Në kushtet kur Parlamenti drejtohet nga socialistës dhe kur imuniteti i Berishës pritet të hiqet gjatë seancës së të enjtes (nesër), gjasat që Kuvendi i Shqipërisë t’i drejtohet Kushtetuese janë thuajse zero.

Në vendim, Gjykata Kushtetuese thekson gjithashtu se në vendim thuhet se ky konflikt nuk cenon të drejtat e deputetëve dhe për pasojë kërkesa e deputetëve demokratë rrëzohet. “Për rrjedhojë, kërkuesi, grupi i deputetëve, nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës, pasi referuar mosmarrëveshjes së pretenduar të kompetencave, ai nuk është subjekt në konflikt, pra nuk rezulton t’i jetë marrë ndonjë kompetencë apo të jetë cenuar drejtpërdrejt në ndonjë kompetencë.

Grupi i një të pestës së deputetëve, pavarësisht se është pjesë e ushtrimit të veprimtarisë legjislative të Kuvendit, nuk nënkupton që është subjekti kushtetues për të cilin bën fjalë neni 73, pika 2, i Kushtetutës, pra ai nuk mund të veprojë në emër dhe me tagrat e Kuvendit”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq, Gjykata Kushtetuese mund të vihet në lëvizje edhe nga vetë deputeti Sali Berisha, por në vendim thuhet se ky interpretim mund të bëhet vetëm kur të ezaurohen të gjitha shkallët e tjera të gjyqësorit.

1

22

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article