Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

5 months ago 10

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të jenë të shtunën në mesnatë përballë njëri – tjetrit në meçin që unifikon kampionin e padiskutueshëm në peshat e rënda.

Fury mban titullin WBC, ndërsa Usyk është në posedon titujt e WBA, WBO dhe IBF.

Sot janë mbajtur edhe matjet zyrtare të dy boksierëve, ku Tyson Fury peshoi më pak se në luftën e tij të fundit kundër Francis Ngannou.

Fury peshonte 118.8 kilogramë, apo shtatë kilogram më pak se sa kishte kur luftoi me Ngannou në tetor.

Ndërsa Oleksandr Usyk peshonte 105 kilogram, më shumë se sa peshonte në luftën e tij të fundit kundër Daniel Dubois në gusht.

𝐓𝐇𝐄 𝐅𝐈𝐍𝐀𝐋 𝐅𝐀𝐂𝐄 𝐎𝐅𝐅 🔥

👑 Tyson Fury vs Oleksandr Usyk 👑👑👑

Undisputed: Live on @DAZNBoxing tomorrow 🙌#FuryUsyk #RingOfFire #RiyadhSeason pic.twitter.com/M6dFcZBNdK

— Matchroom Boxing (@MatchroomBoxing) May 17, 2024

Dyshja kanë thënë fjalët e tyre të fundit para meçit madhështor që na pret të shtunën në mesnatë në Riad të Arabisë Saudite. /Telegrafi/ 

Read Entire Article