Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

5 months ago 3

Sot (e shtunë) është zhvilluar xhiroja e 34-të në elitën e futbollit gjerman e cila ishte e fundit për këtë edicion të garave.

Tashmë siç dihet Bayer Leverkuseni është kampion i Bundesligës për sezonin 2023/2024 duke u bërë ekipi i parë gjerman në histori që e përfundon sezonin pa asnjë humbje.

‘Aspirinat’ e mbyllën këtë rrugëtim ashtu siç e nisën, me fitore, duke mposhtur në shtëpi Augsburgun me rezultat 2-1.

Bayern Munich në anën tjetër pësoi disfatë në udhëtim ndaj Hoffenheimit me rezultat 4-2, aty ku kroati Andrej Kramaric ishte ‘hero’ me tre gola të shënuar.

Ekipet që do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm janë këto:

Bayer Leverkusen (90 pikë)

Stuttgart (73 pikë)

Bayern Munich (72 pikë)

Leipzig (65 pikë)

Dortmund (63 pikë)

𝙐𝙣𝙜𝙚𝙨𝙘𝙝𝙡𝙖𝙜𝙚𝙣 𝙈𝙚𝙞𝙨𝙩𝙚𝙧 𝙎𝙑𝘽! #B04FCA 2:1 #DeutscherMeisterSVB #Bayer04 #Winnerkusen #Werkself #Bundesliga pic.twitter.com/Mp2qY6IwPa

— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball) May 18, 2024

Në anën tjetër Eintracht Frankfurti ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm, ndërsa Hoffenheimi do të luajë në Ligën e Konferencës.

Dy ekipet që kanë rënë nga elita dhe sezonin e ardhshëm do të luajnë në kategorinë e dytë janë Darmstadti dhe Kolni, ndërsa për të siguruar mbijetesën në playoff do të luajë Bochumi.

Ekipet që kanë siguruar promovimin në Bundesliga në sezonin e ardhshëm janë St.Pauli dhe Holstein Kiel ndërsa Fortuna Dusseldorfi do të luajë në playoff për të siguruar pjesëmarrjen në elitë./Telegrafi/

Read Entire Article