Mbyllet votimi në Himarë, deri në orën 18:00 kanë votuar 36.38 përqind e qytetarëve

3 months ago 12

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi numrin e votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Himarës, ndërsa garojnë përballë njëri-tjetrit Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo.

Sipas KQZ-së, nga të dhënat e 36 qendrave të votimit nga 36 që ka gjithsej Bashkia e Himarës, pjesëmarrja deri në orën 18:00 ishte 36.38 %.

KQZ njoftoi se kanë votuar 8394 qytetarë me të drejtë vote.

Himare2Himare2

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article