Më shumë se një milion njerëz në rrugë pasi Athletic Bilbao fitoi trofe, në mesin e tyre edhe yll i Barcelonës

6 months ago 9

Klubi bask Athletic Bilbao fitoi trofeun e parë pas 40 vitesh, pasi skuadra e Ernesto Valverdes mundi Mallorca me penallti në finalen e Kupës së Mbretit.

Një festë e madhe në rrugët e Bilbaos pasoi të enjten dhe të premten. Mediat e huaja raportojnë se më shumë se një milion njerëz erdhën për të festuar me klubin.

Njerëzit u liruan herët nga punët e tyre dhe studentët nga shkollat ​​që të mund të merrnin pjesë në festën e trofeut.

Athletic Club parade the Copa del Rey through Bilbao on a barge, "La Gabarra", after ending team's 40-year wait for a major trophy. 🏆

A majestic sight. 😍pic.twitter.com/5UX6u8qnyH

— Men in Blazers (@MenInBlazers) April 11, 2024

Bilbao është një klub ku vetëm baskët luajnë, kështu që ata kanë një përzgjedhje shumë të kufizuar lojtarësh, por ata janë kryesisht gjithmonë në pjesën e sipërme të tabelës së ligës spanjolle dhe luftojnë për pozitat evropiane.

Interesant është fakti se në festë ka ardhur edhe futbollisti i Barcelonës, Inigo Martinez, i cili ka luajtur për Athletic Bilbaon më parë.

Barcelona’s Inigo Martinez took a private flight from Paris to Bilbao yesterday to join the Athletic Club parade and celebrate their Copa Del Rey victory from his boat with the rest of his family. ✈️🇪🇸

[@deia_eus] pic.twitter.com/XDfmTckmRy

— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) April 12, 2024

Ai drejtoi anijen e tij në një paradë në lumin Nervion, ndërsa për këtë gjë kishte marrë lejen e trajnerit Xavi Hernandez.

Për Athletic Bilbao, ky trofe është arritja më e madhe që nga viti 1984, kur klubi fitoi kurorën e dyfishtë.

Ajo gjeneratë fitoi titullin e tetë dhe gjithashtu të fundit kampion në historinë e klubit bask.  /Telegrafi/

Athletic Bilbao Supporters Celebrating the Spanish Kings Cup.#YouCantBuyFans pic.twitter.com/IlVFmsSQqG

— KANAN (@ThaRealKanan) April 12, 2024

Read Entire Article