Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk – detajet minutë pas minute

5 months ago 10

Live Tyson Fury vs Oleksandr Usyk

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk – detajet minutë pas minute

Lufta unifikuese e shumëpritur për titullin botëror në peshën e rëndë midis Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të zhvillohet në Arabinë Saudite të shtunën.

Fury, britaniku 35-vjeçar, kampion i WBC-së do të përballet me homologun e tij 37-vjeçar ukrainas, Usyk – i cili mban rripat në WBA, WBO, IBF dhe IBO.

Kjo luftë do të zgjatë 12 raunde në eventin e boksit të emëruar si “Ring of Fire në Riad”.

Para 59 min

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Lufta unifikuese e shumëpritur për titullin botëror në peshën e rëndë midis Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të zhvillohet në Arabinë Saudite të shtunën.

Fury, britaniku 35-vjeçar, kampion i WBC-së do të përballet me homologun e tij 37-vjeçar ukrainas, Usyk – i cili mban rripat në WBA, WBO, IBF dhe IBO.

Kjo luftë do të zgjatë 12 raunde në eventin e boksit të emëruar si “Ring of Fire në Riad”.

Lexo lajmin e plotë… 

Para 58 min

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Pas takimit të parë të djeshëm (e enjte) që kaloi në qetësi, ky i sotmi kur dy boksierët e mëdhenj, Tyson Fury dhe Oleksandr Usuk u peshuan, kishte shtyrje dhe ofendime, nga britaniku.

Dy boksierët sot u përplasën kur u përballën me njëri-tjetrin, pasi Fury dje kishte refuzuar të shikonte Usyk gjatë konferencës për shtyp.

Ata shkuan kokë më kokë për disa sekonda përpara se të shtynin njëri-tjetrin, duke detyruar kujdestarët dhe sigurimin të ndërhynin shpejt.

Lexo lajmin e plotë… 

Para 57 min

Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të jenë të shtunën në mesnatë përballë njëri – tjetrit në meçin që unifikon kampionin e padiskutueshëm në peshat e rënda.

Fury mban titullin WBC, ndërsa Usyk është në posedon titujt e WBA, WBO dhe IBF.

Sot janë mbajtur edhe matjet zyrtare të dy boksierëve, ku Tyson Fury peshoi më pak se në luftën e tij të fundit kundër Francis Ngannou.

Lexo lajmin e plotë…

Para 56 min

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy në takimin e parë

Tyson Fury refuzoi ta shikonte Oleksandr Usyk në sy, teksa dy kampionët e botës dolën ballë për ballë përpara meçit për titullin e peshave të rënda të së shtunës.

Fituesi do të kurorëzohet si kampioni i parë i padiskutueshëm i divizionit në epokën e katër rripave.

Të dy kampionët shkëmbyen shumë pak fjalë në një konferencë shtypi para meçit në Riad të Arabisë Saudite.

Lexo lajmin e plotë… 

Para 55 min

Legjenda e boksi tregon se kush do të fitojë meçin mes Fury dhe Usyk

Kampioni i madh i peshave të rënda Lennox Lewis, ka folur së fundmi foli për luftën e ardhshme mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk.

Si një britanik, Lewis është padyshim i njëanshëm pasi ai do të mbështesë bashkatdhetarin e tij të shtunën në Riyadh të Arabisë Saudite.

Nëse Fury fiton, do të bëhet boksieri i parë në histori që i mban të katër titujt e mëdhenj të botës, ndërsa Lewis ishte kampion i padiskutueshëm para 25 vjetësh, kur i kishte fituar tre tituj të botës.

Lexo lajmin e plotë… 

Para 54 min

Reagimi i furishëm i Oleksandr Usyk pasi babai i Tyson Furyt goditi me kokë shokun e tij të skuadrës

Një video e re tregon reagimin e menjëhershëm të Oleksandr Usyk ndaj sulmit të një anëtari të ekipit të tij nga John Fury.

Ukrainasi mbeti i shtangur nga veprimet tronditëse të babait të Tyson Furyt teksa intervista e tij me Sky Sports u ndërpre.

Autoritetet e Arabisë Saudite kanë marrë një vendim nëse do të ndëshkojnë 59-vjeçarin për goditjen në kokë.

Lexo lajmin e plotë…

Para 53 min

Tensione para duelit Fury-Usyk: Babai i Gypsy King godet me kokë një anëtar të ekipit të ukrainasit

Babai i Tyson Fury, John goditi me kokë një anëtari të ekipit të Oleksandr Usyk në hollin e hotelit Riyadh Hilton në Arabinë Saudite, përpara luftës të së dielës në vendin e Lindjes së Mesme

Në pamjet që u përhapen shpejt në internet, Fury mbeti i gjakosur në ball kur u përplas dhe duhej të ndalohej.

Lexo lajmin e plotë…

Para 51 min

Anthony Joshua parashikon fituesin e meçit mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk

Anthony Joshua ka bërë një parashikim të guximshëm se kush do ta fitojë përballjen mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk.

Më 18 maj, dy kampionët e peshave të rënda do të dalin në ring në Arabinë Saudite për të përcaktuar fituesin.

Fury do të mbrojë titullin e tij në WBC ndërsa Usyk do të vendosë titujt e tij në WBA, WBO dhe IBF.

Lexo lajmin e plotë… 

Read Entire Article