Kreu i Partisw Republikane Fatmir Mediu, ka ndarw me ndjekwsit nw rrjetet sociale pamje nga takimi me një nga ish drejtuesit kryesor ish-Këshilltarin për Sigurinë të Presidentit Trump Robert O’Brein.
Mediu u shpreh se O’Brein vlerësoi partneritetin me Shqipërinë dhe nevojën për një vëmendje më të madhe të ndërhyrjeve dhe lidhjeve Ruso-Kineze në Ballkan.
Postimi i plotë:
Kënaqësi që gjatë Konventës Republikane të takoja një nga ish drejtuesit kryesor ish Këshilltarin për Sigurinë të Presidentit Trump Robert O’Brein.
Ai vlerësoi partneritetin me Shqipërinë dhe nevojën për një vëmendje më të madhe të ndërhyrjeve dhe lidhjeve Ruso-Kineze në Ballkan
Po ashtu me Senatorin Marco Rubio me të cilin jemi takuar disa herë dhe jemi pjesë e IPAC, diskutuam se ajo që po ndodh në Ukrainë mund të shtrihet dhe në Europën Juglindore nëse vëndet e NATOs nuk do punojnë së bashku poltikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht.
Në një raport miqësor drekuam së bashku me dy kongresmenët nga Teksasi Pat Fallon dhe Troy Nehls.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb