“Merita për titullin u shkon futbollistëve” – flet Ilir Daja pasi fitoi titullin e tretë me radhë

5 months ago 4

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, e fitoi titullin për herë të tretë me radhë në Superligën e Kosovës dhe këtë trofe ai ia ka dedikuar nënës së tij të ndjerë.

Ballkani fitoi si mysafir ndaj Llapit me rezultat 1-0 për tu shpallur kampion një xhiro para fundit.

Daja theksoi se kanë bërë garë të mirë, teksa nënvizoi punën e madhe që kanë bërë futbollistët e tij.

“Përveç me Dritën, pjesa tjetër e ndeshjeve ka qenë me fitore, me numrat që flasin, jemi ekipi me më shumti pikë, më shumë gola të shënuar, më pak gola të pësuar”.

“Gjithë merita u shkon futbollistëve të mi, sidomos tetë futbollistë që mbajtën barrën për dy vjet”.

“Titullin ia kushtojë nëntës time, që më ka mbështetur deri në fund”, ka thënë Daja i cili u ndërpre nga festa e lojtarëve në fund të ndeshjes.

Ai theksoi se tani do të synojë Kupën e Kosovës, ndeshjes që e luajnë në mesjavë kundër Prishtinës. /Telegrafi/ 

Read Entire Article