Mesatare të lartë golash, Premier League dominon Europën

8 months ago 19
23:42 23/02/2024

Ndjekin La Liga spanjolle dhe Serie A italiane

Kampionati anglez tregon dominimin në Europë edhe përmes shënimit të golave. Deri më tani, Premier League ka mesatare prej 3.23 golash për ndeshje. Ndjekin, La Liga spanjolle dhe Serie A italiane.

Premier League është kampionati më rezultativ deri në këtë pikë të sezonit. 801 gola në 248 ndeshje janë shënuar deri më tani në elitën e futbollit anglez duke pasur një prej mesatareve më të larta në 5 ligat kryesore të Europës. Në çdo 90 minutësh në Premier League janë shënuar 3.23 gola. Këtë sezon, ky kampionat regjistroi edhe rekordin e golave të shënuar në një javë të vetme, 45 të tillë, duke rritur kështu efikasitetin e skuadrave angleze në fushën e lojës. Kontribut të rëndësishëm ka dhënë padyshim Liverpool, që ka sulmin më të mirë me 63 gola, ndërsa Haland është golashënuesi më i mirë deri më tani me 17 realizime.

Renditja speciale vijon me Bundesligën. Në elitën e futbollit gjerman janë luajtur më pak sfida se në Angli, gjithsesi, mesatarja është e kënaqshme. 3.13 gola në çdo 90 minuta në Bundesligë, ku diferencën e bën Bayern Munich. Bavarezët kanë realizuar 61 herë, 25 prej të cilëve nga sulmuesi kryesor i tyre, Herri Kejn.

Vetëm vendi i tretë për La Ligën spanjolle, që ka edhe ecurinë më të dobët të efikasitetit para portës në 4 sezonet e fundit. Një mesatare prej 2.63 golash për ndeshje deri më tani, por që nëse ruhet ky ritëm, sezoni aktual mund të jetë edhe ai më më shumë gola në Spanjë.

Me 3 ndeshje më pak të luajtura se në La Liga, Serie A ka shënuar 14 gola më pak, për një mesatare prej 2.6 golash në çdo 90 minuta. Me 20 golat e tij, Lautaro Martinez është golashënuesi më i mirë i kampionatit, ndërsa Inter me sulmin më të mirë, 59 gola të realizuar. Vetëm në të pestin Lig Ë, që deri më tani ka një mesatare prej 2.53 golash në çdo 90 minuta.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article