Meta në Shkodër: Nuk i druhem arrestimit nga SPAK. Dumani duhet ta kishte arrestuar Agaçin prej shumë kohësh

6 months ago 3

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ndal këtë të martë në qytetin e Shkodrës, prej nga ku deklaroi se përpara Konventës që do të mbahet më 27 prill nuk pret asnjë befasi nga askush, përfshirë edhe SPAK-un. Ai shtoi se nuk i druhet arrestimit nga SPAK, ndërsa vijoi akuzat ndaj kreut të këtij institucioni, Altin Dumani.

Nga Shkodra Meta pati edhe një mesazh për ndërkombëtarët, të cilët sipas tij i janë kundërvënë pas akuzave të tij ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Sa i takon zgjedhjeve të ardhshme parlamentare Meta tha se është gati të bëjë koalicion me Sali Berishën, ndonëse ky i fundit është shpallur “non grata” nga SHBA-të dhe që prej dhjetorit të vitit të shkuar ndodhet nën masën “arrest shtëpie”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article