“Ministrja Haxhiu ka informacione për inteligjencën serbe brenda Kosovës, kreu këtë vepër të rëndë penale”

1 month ago 6
Reklamë

Pas rastit të Faton Hajrizit, të arratisurit nga burgu i Kosovës, i vrarë më pas në Serbi, nga policia serbe, pati reagime të shumta nga krerët e shtetit të Kosovës.

Një nga këto reagime, erdhi edhe nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo përmes një postimi në Facebook, tha se, Serbia ka organizuar arratisjen e disa të burgosurve për ta dëmtuar rendin publik të Kosovës.

“E rëndësishme të potencohet fakti që arratisja e disa personave që po kërkohen nga institucionet përgjegjëse në Republikën e Kosovës po bëhet vetëm në një drejtim: atë të territorit të Serbisë. Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkëorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë. Ky organizim konsiston në dhënien e garancisë që për personat e tillë territori i Serbisë, grupet kriminale atje, e nivele të caktuara të pushtetit, u ofrojnë mburojë nga ndjekja penale e Republikës se Kosovës. Mburoja nuk jepet vetëm ndaj mos-ekstradimit por ndaj çfarëdo bashkëpunimi informativ me organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës. Një mbështetje e tillë është padyshim e qëllimshme, e organizuar dhe e lidhur me qëllimin për të dëmtuar rendin publik, kushtetues e ligjor të Republikës së Kosovës. Ofrimi i territorit të Serbisë si mburojë ndaj ndjekjes së organeve penale të Republikës tonë i shërben krimit dhe kontribuon hapur cenimit të stabilitetit institucional e ligjor të Republikës së Kosovës. Shpeshtimi sistematik i këtyre rasteve në këtë periudhë nuk ka asnjë kuptim tjetër përpos qëllimit politik agresiv të fqinjit tonë verior”, ka shkruar Haxhiu para pak ditësh në Facebook.

Më pas, për këtë deklaratë, ministrja Haxhiu është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Më 22.07.2024, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi se ka intervistuar ministren Haxhiu në mënyrë që të sqarohet deklarata e saj dhënë në media, si dhe ky postim në Facebook.

Mirëpo, a është e mundur që Serbia ende të ketë ndikim të institucionet e Kosovës dhe kjo madje të konfirmohet nga vetë zyrtarët qeveritarë?

Lidhur me këtë ҫështje, për ‘Bota sot’ kanë folur njohës të fushës së sigurisë dhe juridikut.

Elezi: Personat e institucioneve kanë obligim ligjor që ҫdo informacion për vepra të rënda, të i deponojn tek institucionet e zbatimit të ligjit

Kështu, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në një prononcim ka thënë se, ishte shumë shqetësuese deklarata e Mministres së Drejtësisë në lidhje me pretendimet e saj për aktivitetet e inteligjencës së Serbisë brenda burgjeve të Kosovës.

“Ministrja e Drejtësisë është person me autorizime të veçanta për shkak të detyrave që ka si ministre e Drejtësisë dhe në këtë rast deklaratat e saj duhet të jenë të kujdesshme, sepse kanë edhe pasoja juridike. Në rast se ministrja e drejtësisë ka pasur apo ka informacione, për aktivitetet e shërbimeve sekrete serbe, brenda institucioneve të Kosovës, e në këtë rast edhe brenda burgjeve të Kosovës, duhet të kryjë detyrat e saj, si qytetare fillimisht dhe të japë informacionet e saj tek organet relevante, në të kundërten, e njëjta do të ndjeket penalisht për mbajtje të informacioneve të fshehta për vepra penale, apo për mos dhënien e informacioneve për vepra të rënda penale, siҫ janë në këtë rast veprat e terrorizmit”, thekson Elezi.

Image

Bedri Elezi

Ai thotë po ashtu se, ҫdo qytetar i Republikës së Kosovës, e sidomos personat e institucioneve kanë obligim ligjor që ҫdo informacion për vepra të rënda, e sidomos këto të spiunazhit dhe të gjitha informacionet të i deponojn tek institucionet e zbatimit të ligjit, në të kundërten do të ndjeken penalisht, për fshehje të veprës së spiunazhit.

“Unë besoj fuqishëm se autoritet e zbatimit të ligjit në këtë rast, Prokuroria e Kosovës dhe Policia e Kosovës, do të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre konfrom ligjit që kanë, edhe pse të njëjtit e kanë intervistuar ministren Haxhiu, por ende nuk është bërë e ditur nëse e njëjta është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar apo të pandehur, ngase e njëjta ka deklaruar informacione para se ato t’i deponoj tek institucionet e zbatimit të ligjit. Në këtë rast besoj fuqishëm se është kryer vepra penale e mbajtjes së fshehtë të informacioneve për veprat e spiunazhit, ose nëse nuk qëndrojnë informacionet e saj, atëherë kemi të bëjme me shpifje për të dëmtuar imazhin e institucioneve të Republikës së Kosovës, apo për t’i shërbyer mekanizamave të strukturave që kanë qëllime të dështojnë apo të konsiderojnë të dështuar institucionet e korrektimit apo në këtë rast Shërbimit Korrektues të Republikës së Kosovës”, vlerëson ai.

Burjani: Është vetëm një përplasje ndërmjet institucioneve të drejtësisë

Poa shtu, për këtë ҫështje ka folur edhe juristi Blerim Burjani.

Ai vlerësoi se kjo deklaratë e ministres Haxhiu është vetëm një përplasje ndërmjet institucioneve të drejtësisë.

“Është përplasje me KPK, KGJK, konfimimi është verbal, politik dhe i pavlerë, deklarimi ishte sikur të ishte opozitare, pra nuk ka ndonjë vlerë për të sqaruar apo për të komentuar, nuk është as serioz”, vlerëson profesor Burjani.

Image

Blerim Burjani

Ai thotë po ashtu se, për disa arsye është thirrë kjo ministre nga prokuroria.

“Këto përplasje nuk i bëjnë nder respektimit të pushteteve të pavarura të ndara, andaj këtu nuk mund të ketë inate, ka respekt për punë të ndara me ligj dhe kushtetutë”, përfundon Burjani.

Read Entire Article