Një mjegull tymi ka përfshirë aksin Thumanë-Kashar, duke krijuar probleme të shumta në qarkullimin e mjeteve.
Nga video që disponon Balkanweb, të siguruara nga gazetari Igli Çelmeta, në afërsi të Fushë-Krujës ka një vatër zjarri, e cila ka krijuar një situatë mjegulle në aksin rrugor.
Ky aks rrugor ka prodhuar protesta të shumta të banorëve të zonës, pasi në projektin e zbatimit nuk janë respektuar nyjet lidhëse me rrugën e vjetër, duke izoluar kështu mbi 80 mijë banorë të zonës së Krujës, Fush-Krujës, Thumanës, Niklës dhe fshatrave të tjerë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb